Haradinaj dënon deklaratat dhe gjuhën fyese ndaj Turqisë

02 gusht 2018 | 20:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish lidhur me deklaratat dhe gjuhën fyese në raport me Turqinë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka thënë Haradinaj, rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë.

“Qeveria, gjithashtu, dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson fuqishëm qëndrimin e saj kundër deklarimeve dhe gjuhës fyese ndaj Republikës së Turqisë dhe popullit turk, nga kushdo qoftë në vendin tonë.

Qeveria, gjithashtu, dënon fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe ka konsideratë të veçantë për bashkëpunimin e mirë me vendet që kanë njohur dhe ndihmuar pavarësinë e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmoninë dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer,…