Haradinaj dënon sulmin në Zveçan: Kosova s’guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste

01 prill 2025 | 13:33

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj Postës së Kosovës në Zveçan.

Ai ka thënë se sulmet e tilla dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste.

“Sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi. Policia dhe institucionet e sigurisë po dëshmojnë qartë aftësinë dhe gatishmërinë për t’i sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në Kosovë. Përkrahja për këto institucione duhet të jetë e pa rezervë nga Qeveria e Kosovës. Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s në krye me ShBA”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin De Bruyne, Ilkay Gundogan e Jack Grealish nuk do…