Haradinaj: Deputetët nuk kanë të drejtë ta mbajnë peng demarkacionin
05 janar 2018
| 20:26
Qeveria e ka kryer obligimin me demarkacionin duke e proceduar marrëveshjen ne kuvend dhe tani përgjegjësia mbetet tek deputetet. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai vlerësoi se deputetët nuk kanë të drejt ta mbajnë peng demarkacionin.
“Mendoj se parlamenti është mirë me vendos sa më shpejt. Nëse vendos parlamenti në variantin që rrëzohet ky version atëherë ish aktivizu vetë qeveria me e gjet një zgjidhje. Derisa nuk vendos parlamenti ne nuk kemi më funksione. Pra tema është në parlament ata duhet të vendosin”, ka deklaruar Haradinaj për “RTV21”.