Haradinaj: Deputetët vulosën të drejtën e shtetit për tranzicionin e FSK-së

18 tetor 2018 | 14:37

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.

Në profilin e vet në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vulosur sot të drejtën e shtetit për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës.

“Me të drejtë një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s. Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s. Falënderoj secilin deputet veç e veç dhe të gjitha partitë politike nga pushteti dhe opozita, që për temat nacionale po dëshmojnë konsensus dhe unitet politik. Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka pritur në…