Haradinaj, deputetëve: Merreni përgjegjësinë, dërgojeni në arbitrazh 53 milionëshin e ‘Bechtel Enka’-s
05 korrik 2018
| 14:44
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Kuvendi që të marrë përgjegjësi nëse vendos ta anulojë kontratën me “Bechtel Enka” duke përfshirë e 53 milionëshin.
“Hajde po e anulojmë vendimin e po shkojmë në arbitrazh. Merreni përgjegjësinë. Nëse dikush kujton që kësaj qeverie nuk iu dhimbsen paratë e këtij vendi, e ka gabim. Hajde pra shkojmë në arbitrazh. Por, atëherë kur të vjen vendimi, fitojeni rastin e mos e leni të humbë”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/