Haradinaj, deputetëve: Mos e nënvlerësoni punën e komisionit shtetëror
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën që është duke u mbajtur për demarkacionin me Malin e Zi, u ka thënë deputetëve të Kosovës që mos ta nënvlerësojnë punën e komisionit shtetëror dhe marrëveshjen mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Malit të Zi, Filip Vujanovic.
“Luti edhe niher të gjithë deputetët që të mos e dobësojnë, mos ta nënvlerësojnë raportin e komisionit shtetëror e as marrëveshjen mes dy presidentëve të vendit, por shfrytëzone me gjet korrigjim nëse nuk ka përputhje”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se bllokimi i kësaj marrëveshje bllokon të ardhmen evropiane të Kosovës.
“ Nga frika s’mund të qëndrojmë kështu, në këtë mënyrë bllokojmë veten, Kosovën dhe të ardhmen evropiane. Ne duhet të përballemi me atë se çka na pret”, ka thënë Haradinaj.