Haradinaj: Derisa unë të jem kryeministër taksa nuk hiqet
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se taksa 100 për e vendosur ndaj produkteve të Serbisë nuk do të hiqet deri në njohje nga Serbia.
“Derisa unë të jem kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ai ka thënë se proceset e shtetëndërtimit nuk janë të lehta.
“Ajo që ka mbetur e hapur edhe më tutje është një marrëveshje me Serbinë, por që duhet të ndodhë me kufijtë ekzisutes. Kosova e 17 shkurtit është e arritur e gjithë shqiptarëve, kjo është e arritur edhe e aleatëve tanë. Kur them se nuk bëjmë hapa mbrapa, pra nuk lelojmë hapjen dhe tjetërsimin e Kosovës së pavarur të 17 shkurit. Le ta harron çdo kush se do t’i falim dikujt tokë. Njohje reciproke me Serbinë po, por me kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj sot në Gllogjan të Deçanit, ku bëri homazhe te Kompleksi Memorial i deshmorëve në Gllogjan, raporton “Epoka e re”.
Haradinaj ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdohet.
Ai ka theksuar se taska mund të diskutohet në tavolinën e Brukselit.
/Epoka e re/