
Haradinaj: Dëshmorët, dëshmi se rruga jonë për liri ishte e gjatë
26 dhjetor 2018
| 17:07
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës për emërtimin e rrugës “Asllan Gashi” në Suharekë.
Me këtë, Haradinaj ka thënë se flijimet e hershme janë dëshmi se rruga e Kosovës për liri ishte e rëndë.
“Isha i nderuar të marrë pjesë në një ngjarje të çmuar, përjetësimin e emrit të një prej dëshmorëve të parë të Kosovës. Së bashku me familjarët, zbuluam pllakën e emërtimit të rrugës së re ‘Asllan Gashi’ në Suharekë, i vrarë në vitet ’80-ta në ish armatën jugosllave”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/