Haradinaj: Dështim i plotë i Kurtit në procesin e dialogut

15 qershor 2021 | 16:32

Për takimin që ka zhvilluar të martën në Bruksel kryeministri Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ky takim ishte dështim i plotë i Kurtit në procesin e dialogut.

“Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit. Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit. Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbnora Ademaj, kjo bukuroshe nga Peja po vazhdon të mahnis…