Haradinaj: Dështimi më i madh i qeverisë është izolimi dhe stagnimi i vendit tonë

15 dhjetor 2024 | 09:59

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se dështimi më i madh i qeverisë Kurti është izolimi dhe stagnimi i vendit tonë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai thotë se Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, dhe sipas tij, qytetarët po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën.

“Dështimi më i madh i kësaj qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, ndërsa qytetarët tanë po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Dështimi më i madh i kësaj qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se kurrë në arenën ndërkombëtare, ndërsa qytetarët tanë po vuajnë pasojat e një udhëheqje të paaftë që as nuk e kupton e as nuk di ta menaxhojë situatën.

Podujevës, qytetit të heronjve dhe patriotëve, i takon një e ardhme më e mirë. Sot, bashkë me Besnik Tahirin, Arbnor Fazliun dhe Burim Hasanin, prezantuam programin tonë konkret për transformimin e vendit. Ne do të sigurojmë anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, një kthesë vendimtare që do të garantojë sigurinë dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Programi ynë për Kosovës Fituese mes tjerave parasheh masa si: Rritja e pensioneve të veteranëve dhe atyre të moshës në 500 euro që në vitin e parë të qeverisjes. “Pakoja për Mirëqenien e Familjes” do të sigurojë shtesa për fëmijë dhe lehona, përkujdesje për të moshuarit, mbështetje për personat me nevoja të veçanta dhe banim për çiftet e reja. Nuk do të lejojmë që rinia jonë të largohet – do të krijojmë mundësi reale punësimi përmes projekteve konkrete që sjellin rezultate të menjëhershme.
Kosova do të fitojë, sepse e meriton më të mirën!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes pamjeve të dhunës ekstreme në ndeshjen Serbi-Shqipëri 10 vite…