Haradinaj: Dhashë dorëheqje sepse nuk dua ta poshtërojë shtetin tim
19 korrik 2019
| 17:30
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak se nuk dëshiron ta poshtërojë shtetin e Kosovës.
Lideri i AAK-së këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, duke vazhduar t’i mbrojë qëndrimet e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Dhashë dorëheqje të parevokueshme për shkak se nuk dua ta poshtërojë shtetin tim. Për pjesën ligjore unë nuk e kam asnjë dilemë. Kam dhënë edhe disa mendime për tema politike. Është gabim të ndahet Kosova”, ka thënë Haradinaj në selinë qendrore të AAK-së.