Haradinaj dhe ambasadori i Finlandës bisedojnë për zbatimin e planit evropian
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Finlandës në Prishtinë, Matti Nissinen, me bashkëpunëtorë.
Haradinaj ka thënë se në takim kanë diskutuar modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Bashkë me kolegë pritëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Finlandës në Kosovë z. Matti Nissinen, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Fondacioni për Paqe ‘Marti Ahtisari’ – CMI. Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të. E falënderova Ambasadorin Nissinen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, veçanërisht në funksion të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.