Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës bisedojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë
02 shkurt 2021
| 15:14
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim, ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Haradinaj ka thënë se me ambasadorin zviceran ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.
“Sot prita në një takim pune ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly. Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend si dhe thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Zvicrës. Falënderova z. Kolly për mbështetjen që ky vend mik i ka dhënë Kosovës dhe popullit tonë në vazhdimësi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.