Haradinaj dhe kabineti i tij nisin ditën me një minutë heshtje për policin Izet Demaj
28 dhjetor 2018
| 08:52
“Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Polici Izet Demaj ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme gjatë shkëmbimit me armë zjarri me grabitësin në një bankë në Istog.