Haradinaj dhe kandidati për deputet, Edmond Hoxha, vizitojnë shoqatën “Esnaf”

03 shkurt 2025 | 23:39

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, së bashku me liderin e partisë, Ramush Haradinaj kanë vizituar shoqatën “Esnaf”, ku u pritën nga kryetari i saj, Visar Xhejlani dhe anëtarë të kryesisë.

98-shi i AAK-së ka bërë me dije se kësaj shoqate i siguruan se qeveria me kryeministër Ramush Haradinaj do t’i shoh bizneset si partnerë dhe së bashku do të punojnë për zhvillimin e vendit.

“Ishte kënaqësi e veçantë të pritemi nga Kryetari i Shoqatës “ESNAF”, Varis Xhejlani, dhe anëtarë të kryesisë. Së bashku me kryetarin Ramush Haradinaj, kryetarin e Degës Besnik Krasniqi dhe nënkryetarin e parë Nezir Xhoxhaj, patëm rastin të diskutojmë për sfidat aktuale dhe të ardhmen që na pret. I siguruam se Qeveria, me kryeministrin Ramush Haradinaj, do t’i shohë bizneset si partnerë dhe se së bashku do të punojmë për zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar në “Facebook” Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari Demokracisë Konservatore, Abdullah Klinaku, që është pjesë e koalicionit…