Haradinaj dhe Kusari-Lila përplasen në Kuvend për projektin e gazit

18 nëntor 2021 | 14:15

Çështja e gazsjellësit që po diskutohet sot në debatin parlamentar ka nxitur shumë debate mes deputetëve të partive në pozitë dhe atyre në opozitë.

Një moment përplasjeje është parë edhe mes kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe U.D së shefes së GP të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Haradinaj thënë se Kusari-Lila kishte bërë deformim të fakteve gjatë diskutimit, deklaratë kjo që nxiti reagimin e deputetes së LV-së.

“Zonja Kusari-Lila bëri deformim faktit, ajo tha është rrit çmimi në Evropë, kriza është shkaktuar prej gazit. Po është gazi rus bre Mimozë, na nuk jemi tu u kyç në atë gaz, nuk jemi tu u bo pjesë e asaj krize, është gazsjellës tjetër pikërisht kundër atyre”, ka deklaruar Haradinaj teksa po diskutonte për strategjinë e gazjellësit.

Ndaj kësa ka reaguar deputetja e LV-së.  “Ramush aspak unë s’ia futa, por ia ke fut ti kur ke nënshkru këtë kërkesë për debat sot”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ndërkaq, Haradinaj mohoi se ka përdorur fjalën “me ia fut” në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo fjalën ‘me ia fut’ unë nuk e përdora më duket. A e kam përdorë fjalën ‘me ia fut a?’”, ka deklaruar Haradinaj, i cili kërkoi që të shikohet transkripi për të parë nëse e ka përdorur një fjalë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos së bashku me…