Haradinaj: Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Slloveninë
13 shkurt 2018
| 13:46
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Me këtë rast Haradinaj ka thënë se vizita e presidentit Borut Pahor, në dhjetë vjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë. Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetë vjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.