Haradinaj: Dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga ShBA-ja
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është shumë inkurajues vlerësimi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë në llogarinë e vet në “Facebook” pas takimit me delegacionin e MCC-së nga Uashingtoni, Karen Sessions dhe Jonathan Brooks.
“Shumë inkurajues vlerësimi i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për progresin substancial të Kosovës në sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale. Kjo është përkthyer me besimin e MCC-së që Kosova të tërheqë mjete nga programet Threshold dhe Kompakt. Dhjetëra milionë dollarë më shumë për Kosovën nga ShBA si mbështetje në zhvillim ekonomik, energji dhe sundim të ligjit. Delegacionin e MCC-së nga Uashingtoni, Karen Sessions dhe Jonathan Brooks, i falënderova për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/