Haradinaj: Dialogu duhet të na bashkojë
11 qershor 2018
| 12:00
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur serish në lidhje me tërheqjen e platformës për dialog me Serbinë nga Kuvendi.
Haradinaj ka thënë se tërheqja nuk ka të bëjë me platformën, por sipas tij me delegacion se kush i prinë. Duke iu referuar platformës së dialogut me Serinë, Haradinaj ka thënë se letrat nuk është duke i lexuar askush.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se të gjithë duhet të jenë bashkë për dialogun, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, kryetarin i Kuvendit, kryetarët e partive, etj.
Haradinaj ka thënë se ata që e kanë kritikuar platformën nuk e kanë pasur hallin tek platforma.
Sipas platformës për dialogun të cilën e ka tërhequr Qeveria nga Kuvendi, udhëheqës i dialogut do të duhej të ishte presidenti Hashim Thaçi