Haradinaj: Dialogu sot është kthyer në dialog të teknikëve (video)

25 shkurt 2022 | 11:45

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e radhës plenare, në të cilën është duke u diskutuar për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se çështja e dialogut është interes nacional, por sipas tij, dialogu sot është kthyer në dialog të teknikëve.

“Udhëheqësit e sotëm të vendit, që dikur e kundërshtonin ashpër dialogun, sot krenohen për dialogun e teknikëve me tema të ricikluara. AAK-ja ka propozuar një mocion, me të cilin obligohet qeveria që të mos vazhdojë me këtë lloj dialogu, por të dialogojë për marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka barë me dije se është duke…