![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/harad.jpg)
Haradinaj: Dilni votoni, Kosova ka nevojë për votën tuaj
09 shkurt 2025
| 09:27
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka votuar me bashkëshortën e tij, Anitën, në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Pas votimit, ai tregoi para medieve se sot për herë të parë votuan edhe dy fëmijët e tij, Hana dhe Gjini.
“Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht me disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan”.
“Dilni të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka deklaruar Haradinaj para mediave, pasi ka kryer procesin e votimit.