Haradinaj: Disa deputetëve u ka mbetur merak ta votojnë Thaçin president
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, duke u ndërlidhur me akuzat e disa deputetëve për Hashim Thaçin lidhur me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se disave prej tyre u ka mbetur merak që nuk kanë qenë deputetë në mandatin e kaluar për ta votuar Thaçin për president.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se me rastin e deportimit të shtetasve turq janë bërë shkelje, pastaj institucionet menjëherë kanë ndërmarrë masat, duke shkarkuar personat përgjegjës.
Ndërsa sa i përket rezolutës së propozuar nga LDK-ja, Haradinaj ka thënë se pajtohet me të vetëm se duhen harmonizuar tri pikat e fundit.
“Komisioni hetimor duhet të hetojë se kush janë përgjegjës e të njëjtit t’i nxjerrim para përgjegjësisë e mos të filozofojmë shumë”, ka thënë Haradinaj.