Haradinaj: Dita e Flamurit na mban bashkë si komb
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Dita e Flamurit shënon rimëkëmbjen tonë dhe na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.
Urimi i plotë i tij:
Të nderuar bashkëkombas,
Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.
Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.
Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.
“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.
Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!
RH