Haradinaj: Djegia e flamurit grek nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për djegien e flamurit grek në Prishtinë.
Ai në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se djegia e flamurit grek apo cilitdo flamur tjetër nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve.
“Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për dukuritë negative që nganjëherë ndodhin, e që nuk na bëjnë nder aspak”.
“Populli shqiptar, ashtu siç dëshiron që të respektohen simbolet tona kombëtare, ashtu respekton edhe simbolet e popujve të tjerë. Djegia e flamurit grek, apo cilitdo flamur tjetër, nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve dhe besoj se ky do mbetet rast i izoluar dhe nuk do të përsëritet. Futbollistët tonë të shkëlqyer, i nderojmë me mbështetje e përkrahje në shumë mënyra, por jo duke i ofenduar të tjerët”, ka shkruar Haradinaj.