Haradinaj: Djemtë e Prizrenit e Pashtrikut ishin gjithmonë aty ku i kërkoi atdheu
01 shtator 2019
| 13:21
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit, ka thënë se djemtë e Prizrenit e Pashtrikut kanë qenë gjithmonë aty ku i ka kërkuar atdheu.
“Në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit, kujtojmë sakrificën e pashembullt të secilit ushtar e komandant që luftuan për çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës. Djemtë e Prizrenit e Pashtrikut ishin gjithmonë aty ku i kërkoi Atdheu dhe përgjithmonë do të jenë frymëzues për brezat, se si i dilet zot të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Vërrinit dhe tërë Kosovës”, ka shkuar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/