Haradinaj: Do ta kujtojmë gjithmonë ish-presidentin Chirac si përkrahës të Kosovës
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se me keqardhje ka mësuar lajmin për vdekjen e ish-presidentit francez, Jacques Chirac.
Ai ka thënë se Kosova do të kujtojë gjithmonë ish-presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe eksodin e popullit të Kosovës në vitin 1999, për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb udhëhequr nga Millosheviqi.
“Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen e ish-presidentit francez, Jacques Chirac. Kosova do të kujtojë gjithmonë ish-presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe eksodin e popullit të Kosovës në vitin 1999, për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb udhëhequr nga Millosheviqi. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllime popullit të Francës dhe familjes së ish-presidentit Chirac”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebooke”.
/Epoka e re/