Haradinaj: Do ta mundësojmë kthimin e dinjitetshëm të të zhvendosurve nga Shqipëria
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie ka thënë se mbi 1 mijë persona nga Shqipëria janë zhvendosur në Kosovë pas tërmetit.
Haradinaj ka falënderuar të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare të cilat janë përkujdesur për pritjen e të zhvendosurve nga Shqipëria, raporton “Epoka e re”.
Po ashtu, ai ka falënderuar edhe familjet e Kosovës të cilat kanë pranuar familje nga Shqipëria, të cilat ishin larguar pas tërmetit i cili ka marrë jetën e 51 personave.
Haradinaj ka thënë se tani është koha që të punojnë për kthimin e qytetarëve të Shqipërisë në vendet e tyre.
Më tutje, kryeministri Haradinaj, ka thënë se ka vendosur që iu shkruaj letër kryetarëve të komunave për t’iu mundësuar të zhvendosurve të kthehen në vendet e tyre, pasi familjet ku janë të vendosur ata nuk kanë mundësi që sigurojnë transportin.
Ai ka thënë se nëse komunat nuk mundësi ta sigurojnë kthimin e të zhvendosurve, atëherë do të përkujdesët Qeveria e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se si institucione do të përkujdesën se kthimi i tyre në Shqipëri të jetë i dinjitetshëm.