Haradinaj: Do të mposhtet çdo përpjekje që kërcënon integritetin territorial të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e sotme, vizitën e Presidentit serb në Kosovë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj është munduar të sigurojë vendin se integriteti territorial është i paprekur.
Ai ka thënë se Kosova është një vend që respekton lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike.
”Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratik. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka siguruar vendin se do të mposhtet çdo përpjekje që rrezikon integritetin territorial të Kosovës.
“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fondamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, theksoi ai,