![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/Ramush-Haradinaj1.jpg)
Haradinaj: Do të punojmë për një qeveri të opozitës, s’jam i kënaqur me rezultatin
Një ditë pas zgjedhjeve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë në konferencë dhe u ka thënë gazetarëve se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haradinaj ka thënë se përkundër këtij rezultati do të vazhdojë punën për një qeveri të opozitës.
“Edhe pse jemi në rezultate preliminare, 90 % të votave të numëruara, kanë mbetur edhe 10 për qind, votat e diasporës, votat me kusht.. E pranoj që rezultati nuk është i mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë, unë Aleanca me këtë rezultat që nuk i mirë.”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ky rezultat nuk i është i mjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën në procese.
“Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë çfarë jemi. E vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtete e cila pas katër viteve qeverisje nuk arriti të mbajë votat e veta”, ka thënë ai.