Haradinaj: Do të qëndrojmë këmbëngulës në fuqizimin e prodhimtarisë vendore
05 dhjetor 2018
| 12:08
“Realiteti i ri i krijuar nga Qeveria, përmes politikave fiskale më të avancuarat në rajon, si dhe tarifat e vendosura së fundi në importe, ka ngritur parametrat e prodhimit vendor dhe ato të eksportit”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në hapjen e Konventës së tretë vjetore të përpunuesve të drurit.
Sipas tij, Kosova tradicionalisht është shquar për mjeshtri në përpunimin e drurit.
“Sot me prodhimet e saj mund të konkurrojë në cilindo treg. Së bashku, do të qëndrojmë këmbëngulës në fuqizimin e prodhimtarisë vendore, si shtysë për hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/