Haradinaj: Do të ruhet madhësia ekzistuese e qeverisë

15 maj 2020 | 12:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se  programi qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është duke u finalizuar.

Pas vizitës në selinë e AAK-së në Gjilan, ai ka thënë se AAK-ja është koontribuese në programin  e qeverisë, të cilën synon ta formoj Avdullah Hoti  i LDK-së.

“Sa i përket programit të qeverisë flet mandatari. Kur kam qenë kryetar qeverie kam qenë mandatar dy herë. Aleanca është kontribuuese në këtë program të qeverisë për shkak edhe të resorëve që udhëheqin në Qeverinë Hoti”, ka deklaruar ai.

Kreu i AAK-së  ka treguar se që të ruhet madhësia e tanishme e Qeverisë.  “Nuk mund të flas për numër të zëvendësministrave sepse është kompetencë  e mandatarit se sa do të jenë. Aleanca ka rënë dakord që të ruhet madhësia ekzistuese e qeverisë me një përjashtim të vogël që përjashton mandatari”, është shprehur ai.

(M.K:Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal…