Haradinaj: Dogana ka mbledhur mbi 65 për qind të buxhetit të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, kanë vizituar të mërkurën Doganën e Kosovës, ku janë pritur në takim nga drejtori i këtij institucioni, Bahri Berisha.
Me këtë rast, Haradinaj ka lavdëruar punën e Doganës së Kosovës, duke thënë se është njëra nga institucionet më kredibile në vend.
“Një nga institucionet më kredibile të akumulimit të të hyrave shtetërore, me rreth 65% të buxhetit në total, dhe mekanizëm që ndërlidhë tërë tregtinë e vendit, Dogana e Kosovës, më përgjegjësi të shtuar po e kryen misionin e vet kushtetues dhe ligjor. Sot, në takim pune, së bashku me ministrin Bedri Hamza, drejtorin Bahri Berisha dhe zyrtarët tjerë doganorë biseduam për dinamizimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të Doganës. Qeveria e vendit do ta mbështes Doganën e Kosovës, që t’u përgjigjet sfidave të reja, mbrojtjes së ekonomisë si komponentë e rëndësishme e sigurisë nacionale, përfshirë luftimin e evazionit fiskal dhe informalitetit”, ka shkruar Haradinaj një llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/