Haradinaj: Dokumentimi i krimeve serbe, obligim ndaj brezave që do të vijnë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit Dibran Fylli.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosovë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë.
“Dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosovë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë. Kënaqësi të isha i pranishëm sot në promovimin e librit ‘Tokë e mbjellë me varre’ të autorit, e luftëtarit të lirisë, Dibran Fyllit”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se shqiptarët janë përgjakur dy herë në histori, në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Shqiptarët janë përgjakur shumë herë nëpër histori në mbrojte të të drejtës së tyre. Për t’i dëshmuar krimet e viteve 1998/99, autori dhe veprimtari Dibran Fylli në librin e tij, pos përkujtimit të projekteve shfarosëse antishqiptare, sjellë të dhëna të dorës së parë, që do të shërbejnë jo vetëm për shkrimin e historisë sonë të re, por edhe për dëshmi që shërbejnë për vendosjen e drejtësisë”, ka thënë Haradinaj.