Haradinaj: Duhet ta përkrahim regjistrimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut.
Haradinaj në një konferencë të përbashkët për medie, pas takimit ka deklaruar se do ta mbështesin procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje”.
“Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj.