Haradinaj: Duhet të dyfishohen pagat e veteranëve të luftës

10 tetor 2021 | 20:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur sot para veteranëve dhe familjarëve të të rënëve në Junik, ku ka thënë se punë shumë e rëndësishme është dyfishimi i pagave të invalidëve dhe pensionet e familjarëve të dëshmorëve.

Po ashtu Haradinaj ka folur se sa i rëndësishëm për vendin është anëtarësimi i vendit në NATO.

“Po shihen disa zhvillime kohëve të fundit edhe më ndryshe se sa që na e ka marrë mendja prandaj kryesorja është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se pas këtij procesi ka ardhur koha që të dyfishohen pagat e pensionet e invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, transmeton “Klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një…