Haradinaj: Duhet të ecim me Amerikën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se sot ka iniciuar takimin e parë për Konferencën e Unitetit për Dialog.
Ai ka thënë se në këtë konferencë duhet të bashkohen të gjithë udhëheqësit e partive politike parlamentare në një vend, në një kohë, që të flasin për sfidat që na presin.
“Prezent në këtë takim të parë ishin kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare, ku munguan përfaqësuesit e LDK-së dhe Listës Srpska. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa më ka njoftuar paraprakisht se për shkak të disa zhvillimeve nuk mund të jetë pjesë e këtij takimi. Ishte një diskutim i hapur dhe shumë i sinqertë i të gjithëve dhe i falënderoj liderët për pjesëmarrjen. Sot u pa një dëshirë e të gjithë përfaqësuesve që të ketë përafrim qëndrimesh dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme.
Qëndrimi im dhe i AAK-së është se ne duhet të ecim me Amerikën si prijëse e dialogut për një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/