Haradinaj: Duke shfaqur më shumë solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet më shumë
02 prill 2020
| 17:23
Sot shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Me këtë rast, ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndonëse kjo ditë na ka gjetur në një kohë të pazakontë, me krizën e pandemisë, ne, shoqëria dhe institucionet, duhet të vazhdojmë të kujtojmë e të jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre.
“Duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria jonë zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/