Haradinaj: Dy faktorë sot nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend, UÇK-ja dhe Amerika

12 prill 2022 | 15:07

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se Qeveria Kurti po e lufton UÇK-në dhe po i kundërshton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vlera e jashtme është NATO-ja e prirë nga Amerika. Kushdo që udhëheqë me Kosovën s’guxon me dalë prej themeleve të veta. Në kohën sa LV-ja ka qenë në opozitë i ka menduar si fajtorë të gjithë të tjerët dhe ia ka lënë fajin UÇK-së se komandantët po e udhëheqin vendin. Në raste të caktuara, kanë menduar se ka faj edhe Ibrahim Rugova, dhe po ashtu se Amerika ka faj se po i mban në pushtet komandantët. Për fat të keq, sot e kësaj dite tri vlera janë të rrënuara. Luftohet UÇK-ja. Po vazhdohet me qenë kundër Amerikës, dhe Qeveria Kurti është duke harxhuar kreditet e atyre që s’janë më në jetë”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se po synohet që projektet e Amerikës të mos implementohen.

“Projekti i gazsjellësit rezulton me dobësinë e Amerikës për ta hequr gazin rus nga Serbia. Dy faktorë nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend, UÇK-ja dhe Amerika. Bëhet çmos në mënyrë konsistene që të mos ndodhin projektet që i synon Amerika deri te marrëveshjet bilaterale”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku…