Haradinaj dhe ambasadori italian bisedojnë për koronavirusin
11 mars 2020
| 17:32
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në Kosovës, Nicola Orlandi.
Haradinaj ka thënë se me Orlandin ka biseduar lidhur me përhapjen e koronavirusit, si fenomen shqetësues, si dhe për situatën politike në Kosovë.
“Sot zhvillova një takim me ambasadorin italian në Kosovë, z. Nicola Orlandi. Krahas shqetësimit të madh lidhur me koronavirusin, që fatkeqësisht po përhapet çdo ditë e më shumë, diskutuam edhe për situatën politike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.