
Haradinaj e Anita e përcjellin djalin e tyre për në shkollë
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten e tij, Anitën kanë përcjellë për në shkollë djalin e tyre, Gjinin.
Duke i uruar fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor, Haradinaj, ka thënë se kanë shënuar të arritura në arsim.
“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin ‘Loyola’. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/