“Haradinaj e bëri demarkacionin, Kurti po e bën asociacionin”
07 shkurt 2023
| 10:50
Analisti Albert Krasniqi ka shkruar në lidhje me demarkacionin e asociacionin.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë.
“Njëri me demarkacionin, e tjetri me asociacionin. Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë asociacionin”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura.
“Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut”, ka shkruar Krasniqi.