Haradinaj e Bërnabiq përplasen në Londër për arrestimin e pesë serbëve

10 korrik 2018 | 20:53

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka akuzuar Kosovën se po vepron gjithnjë e më shumë në mënyrë ‘të papërgjegjshme dhe agresive’.

Ajo ka thënë se shfaqjet ‘e papërgjegjshme të Prishtinës’ hodhën një ‘hije të madhe’ në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Bërnabiq ka bërë të ditur se ka ‘shkëmbyer disa fjalë’ me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për ndalimin e sotëm të pesë serbëve në Kosovë.

“I thashë atij të shohë se presionet dhe sulmet ndaj serbëve vazhdojnë. E shoh që ju keni vazhduar me praktikën e arrestimit të serbëve. Kjo ishte vetëm një deklaratë. Nuk kemi asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit”, ka thënë Bërnabiq.

Sipas saj, Haradinaj i është përgjigjur me fjalët se nuk është ashtu siç thuhet dhe se gjërat janë shumë më të ndërlikuara, dhe se nuk duan të kenë një marrëdhënie të tillë ndaj serbëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ardhurat për Kosovën nga bashkatdhetarët katër muajt e parë…