Haradinaj: E dhimbshme ikja e hershme e Vjosa Berishës
23 qershor 2022
| 15:22
Regjisorja e njohur, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë.
Për vdekjen e saj kanë reaguar persona të shumtë, duke përfshirë edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është e dhimbshme “ikja e hershme e regjisores Vjosa Berisha, grua e fuqishme me shumë pozitivitet dhe dashuri për jetën”.
Me këtë rast, Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik.