Haradinaj: E dhimbshme që më shumë t’i jepet rëndësi raportit të Martyt se masakrës së Krushës
01 shkurt 2018
| 21:18
Kritikat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për Gjykatën Speciale nuk u shuan me tërheqjen e tij nga mbështetje e iniciativës për shfuqizimin e saj.
“Është e dhimbshme bashkësia ndërkombëtarë m’i dhënë ma shumë peshë raportit të Dick Marty-t se sa masakrës Krushës. Nuk ka të bëj me iniciativën e sotme por këto s’do të ndryshojnë. Nuk e kam bërë asnjë veprim që e ç’nderon Kosovën. Nuk dal kundër deputetëve të vendit veç sa për t’ju bërë qefin disa ambasadorëve, le ta harron gjithkush atë”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” në “KTV”.