Haradinaj: E di që Edi Rama nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

01 mars 2020 | 11:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ramush Haradinaj me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit. Albini mund të jetë gjithçka por kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.

“Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Por ish-kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është i kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj tij.

“E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh”, ka shkruar Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka theksuar se Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"I lumtur por edhe i emocionuar me humanizmin e madh…