Haradinaj: E duam shumë presidentin Thaçi
08 janar 2019
| 16:49
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar ta komentoj deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili për “Washington Post”, ka folur rreth mundësisë së heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.
Megjithatë, Haradinaj ka thënë se Qeveria e donë shumë presidentin Thaçi. “Për presidentin me keni nxënë ngushtë, se si kam parë këto intervista. E kam pa që edhe ‘Klani’ e ka pasur. Nuk i kam parë. Nuk kam koment. Ne e duam shumë presidentin. Ne jemi Qeveria, i kryejmë punët tona”, ka thënë Haradinaj.