Haradinaj e falënderon Arineta Mulën për promovim të Kosovës
19 shkurt 2019
| 13:47
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar për promovim të imazhit të Kosovës, alpinisten Arineta Mula.
Pas një takimi të sotëm, Haradinaj ka thënë se “Flamuri i Kosovës po valon në majat më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula”.
“Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. Mula më 2017 kishte arritur që të pushtonte Everestin, duke ngritur flamurin e Kosovës në majën më të lartë të botës.