Haradinaj: E gjithë Kosova mburret me ju
20 dhjetor 2019
| 17:48
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në ceremoninë “Laureatët 2019”, ka thënë se rezultate e Përfaqësues së Kosovës i kanë bërë krenarë të gjithë dhe se futbolli e vuri Kosovën në hartën e futbollit botëror.
“Vitin e kaluar na bëtë krenarë duke mos pësuar asnjë humbje, ku u ndritët në Ligën C të Ligës së Kombeve, kurse këtë vit e gjithë Kosova u mburr me ju. Ju e vutë futbollin tonë në hartën e futbollit botëror”, ka thënë Haradinaj.
“Na bashkuat të gjithë Kosovën, gjithë neve na bëtë të ndihemi krenarë dhe na mësuat se vetëm të bashkuar kalojmë sfidat e mëdha”, ka shtuar Haradinaj.