Haradinaj e Ismaili kërkojnë mirëkuptim nga sindikalistët shëndetësorë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, me të cilët kanë biseduar për kërkesat e punëtorëve shëndetësorë.
“Sot prita në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, me të cilët i trajtuam kërkesat e punëtorëve shëndetësor në vend. Ekziston një pajtim i dyanshëm për përshpejtimin e procedimit të ligjit për nivelizimin e pagave në Kuvend, si dhe shqyrtimin e koeficienteve për stafin e mesëm, veçanërisht për infermierët. Me këtë ligj shëndetësia vihet në situatë të qëndrueshme, andaj kërkova mirëkuptim nga sindikalistët, që qytetarët të marrin shërbime cilësore dhe trajtim të dinjitetshëm”, ka shkruar Haraidnaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/