Haradinaj e ka bërë kompromisin, LDK-ja të lëshoj pe
24 shkurt 2018
| 09:46
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka thënë se insistimi i LDK-së, që pjesë e Projektligjjit për demarkacionin me Malin e Zi të mos jetë raporti i Bulliqit, është i pakuptimtë.
Në këtë kontekst, Selmanaj ka thënë se AAK-ja e as Ramush Haradinaj nuk do të heqin dorë nga raporti i Bulliqit.
“Ne jemi vendosur që raporti I Bulliqit të jetë pjesë e ligjit, sepse ky raport konstaton gabime që janë bërë në këtë proces”, ka deklaruar Selmanaj në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.
Ai ka thënë se nëse LDK-ja nuk e voton demarkacionin, atëherë kjo parti do të jetë fajtorja kryesore për mosliberalizim të vizave.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm (të shtunës) të gazetës “Epoka e re”)